Evidenca mbi impaktin psikologjik të karantinës

impakti karantines

Përmbledhur nga AIRinforma dhe përshtatur në shqip nga:

  • Aldi Pupuleku, PhD

Recensente:

  • Teuta Muhollari, PhD (c), Renata del Giudice PhD

Epidemia e koronavirusit që filloi në dhjetor të 2019-ës, ka bërë që shumë vende të botës të kërkojnë nga të gjithë ata persona që mund potencialisht të kenë hyrë në kontakt me virusin të izolohen në shtëpi.

Vendimet për mënyrën e zbatimit të karantinës duhet të bazohen në prova të sigurta shkencore. Duke u konsultuar me tre burime elektronike të literaturës shkencore (MEDLINE, PsycINFO, dhe Web of Science), nëpërmjet kësaj përmbledhje do të përqëndrohemi tek karantina dhe ndikimi psikologjik që ajo mund të ketë në komunitet.

Nga 3.166 artikuj të gjetur dhe analizuar, 24 janë përfshirë për të bërë këtë përmbledhje. Shumica e studimeve raportojnë efekte negative psikologjike duke përfshirë simptomat që lidhen me çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD), konfuzionin dhe zemërimin.

Faktorët e stresit që duhen marrë në konsideratë gjatë periudhës së karantinës përfshijnë:

  • kohëzgjatja e karantinës
  • shqetësim për shëndetin personave të njohur dhe frika e infektimit
  • zhgënjimi, mërzia dhe ndjenja e izolimit nga pjesa tjetër e botës
  • pamjaftueshmëria e mallrave dhe shërbimeve bazike si: ushqimi, uji, veshmbathje dhe pamundësia për të marrë kujdes të rregullt mjekësor apo receta për blerje të medikamenteve
  • informacion i pamjaftueshëm nga autoritetet e shëndetit publik
  • humbjet financiare që lidhen me ndërprerjen e punës
  • stigma, e cila shpesh vazhdon për ca kohë edhe pas karantinës apo pas kontrollimit të epidemisë.

Studiues të ndryshëm kanë sugjeruar që efektet e karantinës mund të jenë edhe më të gjata se sa ato të pritura. Pikat e mëposhtme synojnë të transmetojnë mesazhe të rëndësishme në kontekstin e pandemisë:

  • Njerëzit në karantinë duhet të kuptojnë dhe pranojnë situatën e të qenit në karantinë dhe gjithashtu duhet të mundohen të informohen sa më shumë të jetë e mundur mbi situatën dhe përditësimet.
  • Njerëzit në karantinë duhet të kërkojnë dhe marrin këshilla praktike se si të menaxhojnë mërzinë dhe stresin sa më shpejtë që e kuptojnë nevojshmërinë e tyre.
  • Duhet të sigurojnë mallra bazike dhe kujdes bazë mjekësor.

  • Karantina duhet të jetë sa më e shkurtër që të jetë e mundur dhe kohëzgjatja e saj nuk duhet të ndryshohet, përveç  rrethanave ekstreme. Sa më e gjatë të jetë ajo aq më të shumta do jenë efektet negative, por shëndeti i popullatës është ai që prevalon në çdo rast. Kjo thekson nevojën për një kujdes të shtuar psikologjik që i duhet ofruar popullatës.
  • Shumica e efekteve negative vijnë nga imponimi i kufizimit i lirisë; karantina vullnetare duket se shoqërohet, në fakt, me më pak shqetësime dhe me më pak komplikime afatgjata.
  • Drejtuesit e shëndetit publik duhet të theksojnë aspektin altruist të vetë-izolimit.
  • Duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë shëndetit mendor dhe fizik të profesionistëve të kujdesit shëndetësor.

Artikulli origjinal i botuar në 26 shkurt 2020: Brooks SK, Webster RK, Smith LE, Woodland L, Wessely S, Greenberg N, Rubin GJ, The psychological impact of quarantine and how to reduce it: rapid review of the evidence, Lancet. 2020 Mar 14;395(10227):912-920. 26 febbraio 2020.