Për funksionin jetësor që përmbush, Mëlçia është një nga organet kyçe të trupit. Ajo ndihmon në tretjen e ushqimeve, depozitimin e energjisë si dhe transformimin dhe eliminimin e toksinave të ndryshme. Shpesherë kur lexojmë analizat, ndodh që të anashkalojmë treguesit e gjendjes së mëlçisë për shkak se nuk arrijmë t’i kuptojmë ato. Parametrat më me vlerë që maten, janë Transaminazat (GOT/ALT, GPT/AST, GGT), Fosfataza alkaline dhe Bilirubina, nivelet normale të së cilave duhet të jenë:
- GOT/ALT: Nga 10 deri në 38 njësi për litër (U/L)
- GPT/AST: Nga 0 deri në 41 U/L
- GGT: Nga 9 deri në 48 U/L
- Fosfataza alkaline: Nga 40 deri në 129 U/L
- Bilirubina: Nga 0 deri në 1 mg/dl
Një nivel i lartë i Transaminazave mund të jetë tregues inflamacioni ose gjendje patologjike e mëlçisë. Shkaqet mund të jenë të ndryshme duke filluar nga faktorët ushqimorë, stili i jetesës, si: konsumi i tepërt i alkolit apo barnave ose sëmundjet virale, si: hepatiti B dhe C.
Fosfataza Alkaline është një enzimë që ndodhet në disa organe, përfshirë këtu edhe mëlçinë, ku përqendrimet janë më të larta. Niveli i lartë në gjak, përtej vlerave normale, mund të jetë
tregues i dëmtimeve në mëlçi ose në tëmth.
Një tjetër tregues me shumë rëndësi është ai i Bilirubinës, një substancë e metabolizuar nga mëlçia dhe e depozituar në tëmth. Keqfunksionimi i mëlçisë si pasojë e sëmundjeve, si, për shembull: Ciroza, por edhe patologji të tjera, si; gurët në tëmth, ikteri, mund të jenë shkak i ngritjes së niveleve të Bilirubinës në gjak.
Shënim: Vlerat e latpërmendura janë ato të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (www.who.int), por mund të pësojnë variacione të vogla në bazë të referencës së çdo laboratori.
Si ti lexojmë dhe interpretojmë analizat e gjakut?
Glukoza: A jemi te rrezikuar nga diabeti?
Yndyrnat: A po i monitorojmë ato siç duhet?