Si vepron Remdesivir?

nsp12-nsp8-nsp7 domains- landscape

Agjencia Europiane e Barnave e Bashkimit Europian, aprovoi me kusht barin Remdesivir për përdorim tek pacientët COVID-19 në qershor të këtij viti. Remdesivir është një bar antiviral që është investiguar dhe ka dhënë rezultate pozitive për trajtimin e COVID-19 duke reduktuar kohën e shërimit.

Por rezultatet e studimit Solidarity trial treguan se nuk kishte efekt në uljen e vdekshmërisë. Ekipi i HEDA Albania duke u bazuar në literaturën aktuale rekomandon që ky medikament të përdoret brenda kontekstit të provave RCT.

Remdesivir, në gjuhën profesionale hyn te klasa e ‘inhibitorëve të ARN-polimerazës virale’ (=pengon procesin e kopjimit të virusit, duke interferuar me procesin e prodhimit të materialit gjenetik të virusit SARS-CoV-2). Ky bar ka treguar efektivitet në prova laboratorike dhe në studime në njerëz për Ebola-n. Hulumtimet vazhdojnë. Për të kuptuar më mirë se si ky bar vepron, ekipi i HEDA Albania ju ka vënë në dispozicion një poster shpjegues.

Kliko për të parë posterin të zmadhuar

Remdesivir