Manifestimet e stresit ndaj pandemisë në grupmosha të ndryshme

Stresi nga covid

Përmbledhur dhe përshtatur në shqip nga:

  • Ina Mexhitaj, PhD (c)

Recensente:

  • Teuta Muhollari, PhD (c)

Çdo fazë e jetës sonë ka sfida të caktuara përsa i përket përgjigjes që ne japim në lidhje me situata të vështira (p.sh. kjo pandemi). Vulnerabiliteti në përgjigje varet drejtpërdrejt nga mosha që ne kemi. Përsa i përket fëmijëve, është e rëndësishme të kuptojmë se ata janë shumë të brishtë kur flasim për të kuptuarit dhe për reagimin mbi një situatë të caktuar (e për më tepër një situatë të jashtëzakonshme) për arsyen e thjeshtë se janë ende duke u zhvilluar fizikish e mendërisht. Për të rriturit, stresi shtohet edhe më shumë kur ju nevojitet të mendojnë për mbrojtje shtesë për pjesëtarët e tjerë të familjes. Për të moshuarit, problemet më të mëdha vijnë si shkak i shëndetit të tyre si dhe të jetuarit vetëm apo pa shumë mbështetje financiare apo emocionale. Në tabelën e mëposhtme do të gjeni disa nga simptomat e zakonshme që manifestohen në grupmosha të caktuara përsa i përket perspektivës sjellore, fizike dhe emocionale përgjatë përjetimit të stresit apo kërcënimit shoqëror. Gjithashtu të përfshira do të gjeni edhe disa këshilla/sugjerime të cilat mund të jenë të përdorshme nga të gjithë ne, në mënyrë që të ndihmojmë njeri-tjetrin në situata të tilla të vështira.

Adaptuar nga Zunin & Myers e cituar në DeWolfe, D. J., 2000 ‘Manuali i trajnimit për shëndetin mendor dhe punonjësit e shërbimeve njerëzore në katastrofa të mëdha’ (Edicioni i dytë., HHS Publikim No. ADM 90-538) nga Departamenti Amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, Abuzimi me Substancat dhe Administrata e Shërbimeve Shëndetësore Mendore, Qendra për Shërbime të Shëndetit Mendor, Rockville, Maryland, USA.