A duhet të vaksinohemi?

vaksina-mARN

Vaksina ka si qëllim ekspozimin e organizmit tonë ndaj një versioni të modifikuar por të padëmshëm të një virusi. Në këtë mënyrë, sistemi imunitar stimulohet dhe ‘stërvitet’ duke prodhuar antitrupa-proteina të cilat njohin specifikisht virusin e vërtetë dhe e ndalojnë atë përpara se të zhvillohet infeksioni.  Me këtë mekanizëm vaksina ndihmon në krijimin e ‘memories imunologjike’. Më pas kur organizmi bie në kontakt me virusin e vërtetë, sistemi imunitar ‘kujtohet’ dhe tashmë di si ta luftojë ‘pushtuesin’.

Vaksinat janë një prej zbulimeve më të rëndësishme të njerëzimit. Sipas një anketë globale të realizuar në vitin 2018 rezultoi se 92% e popullsisë së prindërve globalisht, besonin se vaksinat janë të rëndësishme për të mbrojtur fëmijët nga sëmundjet e parandalueshme infektive (burimi). Në Shqipëri shifra është po aq e kënaqshme dhe sipas një ankete (burimi87.15% e prindërve duan të vaksinojnë fëmijët e tyre. Kjo shifër tregon se qëndrimi ynë si shoqëri shqiptare dhe ai global përputhen. Theksojmë që kjo shifër nevojitet të jetë në këtë nivel, nëse dëshirojmë të arrijmë imunitetin e tufës me vaksinim – kur vaksina do të jetë gati.

Shumë individë mendojnë se edhe pse na nevojitet një vaksinë, asnjë e tillë nuk të mbron në nivelin 100% – dhe kanë të drejtë! Nga ana tjetër, efektiviteti ‘100%’ nuk ekziston. Për më tepër, vaksinat nuk kanë nevojë të jenë 100% efektive për të na mbrojtur.

Mjafton të kujtojmë milionat e jetëve që merrte Lija e vërtetë (Variola Vere) dhe se si pas një fushate globale vaksinimi të sukesshme, u deklarua e zhdukur (=eradikuar) në vitin 1977 me një vaksinë 95% efektive. Kujtojmë shpërthimet epidemike dhe vdekjet nga poliomielitifruthi, tuberkulozi, hepatiti B, difteria, tetanozi, kolla e mirë, e shumë sëmundje të tjera infektive që sot janë të shmangshme me vaksina me efektivitet jo ekzaktësisht 100%.