A vjen lodhja fizike prej mungesës së hekurit?

anemia

Rruazat e kuqe Eritrocitet, janë qelizat më të numërta të gjakut, të cilat i japin edhe ngjyrën e kuqe. Atakanë si funksion kryesor transportimin e oksigjenit me anë të Hemoglobinës (e paraqitur me shenjën HGB tek analizat) në të gjitha organet dhe indet e trupit.

Edhe pse nivelet e këtyre parametrave mund të ndryshojnë lehtësisht sipas gjinisë, vlerat e tyre mesatare duhet të jenë si më poshtë:

  • Rruazat e kuqe: 4,1 deri në 6 milionë për milimetër kub (mm3)
  • Hemoglobina (HGB): 11,8 deri në 15,6 gram për decilitër (g/dl)
  • M.C.V: 80 deri ne 96 femtolitër (1 fl = 10-15 L)

Vlerat e ulëta të këtyre parametrave janë shenjë anemie, gjendje shëndetësore ku numri dhe forma e rruazave të kuqe ose sasia e hemoglobinës ndikohet për arsye të ndryshme. Forma më e përhapur e anemisë është ajo prej mungesës së hekurit, gjë që rezulton në lodhje fizike të vazhdueshme. Megjithatë, për të detektuar specifikisht origjinën e anemisë, duhet të vëmë re vlerën MCV (nga anglishtja Mean Corpuscular Volume) që tregon madhësinë e rruazave të kuqe. Në qoftë se këto janë më të vogla se vlerat normale atëherë mund të kemi të bëjmë me mungesë hekuri. Kur rruazat e kuqe janë më të mëdha se vlerat e zakonshme, mund të jetë indikator i mungesës së vitaminës B12 ose acidit folik si pasojë e problemeve me përthithjen e disa ushqimeve bazë ose sëmundjeve të sistemit tretës.

Edhe vlerat e larta nuk janë shenjë e mirë: Rritja e numrit të rruazave të kuqe (Eritrocitosis), mund të vijë si pasojë e faktorëve të ndryshëm shëndetësor dhe mund të jetë tregues i sëmundjeve të rralla gjenetike që prekin indin e palcës së kockës, si për shembull: Policitemia Vera (Iperproliferim i Eritrociteve).

Referenca:

https://www.heda.al/artikuj/si-ti-lexojme-dhe-ti-interpretojme-analizat-e-gjakut

https://www.heda.al/artikuj/semundjet-hematologjike