Sfidat e ushqyerjes së shqiptarëve

ushqyerja

Ruatja, përmirësimi dhe zhvillimi i shëndetit në vendin tonë janë një ndër sfidat që Heda Albania ka në fokus.

Shkenca e nutricionit ka marrë shumë vëmendje ndërkombëtarisht, veçanërisht në dekadat e fundit. Qysh prej vitit 2016 organizata e Kombeve të Bashkuara ka lançuar Dekadën e Aksionit ndaj Nutricionit 2016-2025 për të adresuar sfidat shëndetësore që vijnë si pasojë e kequshqyerjes në të gjitha format e saj.

Një prej aspekteve më interesante të këtyre lëvizjeve globale është të kuptuarit se shumë qëndrime dhe besime që ekzistojnë në popullatat njerëzore bazohen shumë pak ose aspak në evidenca shkencore. Kjo nuk është aspak surprizuese pasi çdo njeri është ekspert në fushën e ushqyerjes, pasi të gjithë jemi ‘ngrënës’ me përvojë disavjeçare.

Zhvillimi i shëndetit dhe i vendit tonë fillon me krijimin e njohurive dhe zhvillimin e kërkimit shkencor, mbi faktorët që përcaktojnë gjendjen shëndetësore Në situatën në të cilën ndodhemi vendit tone i nevojitet një udhëzues kombëtar i ushqyerjes i bazuar në fakte dhe që merr parasysh nevojat specifike të shqiptarëve, sipas grup-moshave të ndryshme. Udhëzuesi i shkuar nuk është  përditësuar qysh prej vitit 2008 dhe nuk i përshtatet standarteteve dhe sfidave aktuale shëndetësore (shiko këtu). Gjithashtu nevojitet një survejancë nutricionale periodike (minimumi çdo 3 muaj) për të ndjekur trajektoret e kompozimit ushqimor, ushqyerjes, peshës, indikatorëve të zhvillimit dhe parametrave të tjerë të nevojshëm. Në këtë mënyrë do të kemi mundësi të gjykojmë bazuar në fakte dhe shifra se si të adresojmë sfidat shëndetësore që po i kanosen shqiptarëve.

Mund të konsultoni më poshtë artikuj të përgatitur nga ekipi i  Heda Albania që kanë në fokus ushqyerjen dhe sfidat që e shoqërojnë atë.

Efektet e pasigurisë ushqimore te fëmijët

Pandemia po shton rrezikun e obezitetit, veçanërisht te fëmijët

Si është regjimi ushqimor i të rinjve shqiptarë?

Të hash në shtëpi apo jashtë? Çfarë është më e shëndetshme për studentët në Shqipëri?

Një plan ushqimor për shëndet të mirë

Mendje e shëndoshë, për trup të shëndoshë