Kur integratorët ushqimorë bëhen të domosdoshëm?

suplemente

Integratorët ushqimorë janë produkte ushqimore që kanë për qëllim të plotësojnë një dietë të zakonshme, për të mbajtur nivelin e duhur të lëndëve të caktuara ushqyese dhe për të mbështetur funksionet fiziologjike në organizëm. Ata përbëjnë një burim të përqendruar lëndësh ushqyese apo substancash të tjera me efekte ushqyese apo fiziologjike, të cilat tregtohen në forma apo doza të ndryshme, si p.sh. tableta, kapsula dhe lëngje në doza të caktuara (Shiko këtu). Ata shpesh promovohen për benefite shëndetësore dhe për vite me radhë rekomandohen nga profesionistë të shëndetit. Natyrshëm lind pyetja:

Kur përdorimi i tyre bëhet i domosdoshëm?

Vlen të theksohet se një regjim ushqimor i shëndetshëm ofron të gjitha vitaminat dhe ushqyesit e nevojshëm për një shëndet optimal, por ka disa raste që suplementet kanë përfitime shëndetësore shkencërisht të provuara (Shiko këtu):

1. Nëse jeni ose planifikoni të keni një shtatzëni, acidi folik dhe hekuri mund t’ju ndihmojnë.

2. Nëse vuani nga osteoporoza dhe nuk merrni mjaftueshëm vitamin D dhe kalçium nga regjimi ushqimor që keni.

3. Nëse keni një mangësi të konfirmuar klinikisht të vitaminës B12 dhe

4. Nëse keni një kusht shëndetësor gastrointestinal ose i jeni nënshtruar kirurgjisë bariatrike (=operacion kirurgjikal që lidhet me obezitetin).

Konsultohuni me mjekun apo farmacistin për çdo suplement që jeni duke marrë ose po konsideroni të merrni. Jini të sinqertë me mjekun tuaj pasi shpesh herë disa ndërveprime mes barnave që merrni dhe suplementeve mund të rrezikojnë shëndetin tuaj ( shiko këtu). Të mos harrojmë se përdorimi i gabuar i tyre mund t’ju bëjë të kërkoni shërbim mjekësor në disa raste (shiko këtu).