Përse flitet për Mjekësi Gjinore?

mjekesi gjinore

Sepse na përket në mënyrë direkte. Vajzat apo gratë, djemtë apo burrat duhet të kenë sigurinë që, duke përdorur ndryshimi gjinor, rezultatet e kërkimeve të reja të jenë më të sakta. Studimet mjekësore klinike deri në vitet 2000 merrnin për bazë vetëm subjektin mashkull, rreth moshës 40 vjeçare, me peshë 75 kg dhe gjatësi 1.70 m.

Duhet të kuptojmë se femrat vuajnë njësoj dhe mund të vdesin nga të njëjtat sëmundje, si meshkujt (si p.sh.: infarkti i miokardit, tumori, osteoporoza etj), por ato nuk përzgjidheshin të merrnin pjesë në studime klinike të sëmundjeve kardiovaskulare.

Për shembull, infarkti i miokardit mendohej të kishte incidencë më të madhe tek burrat se tek gratë, por e vërteta është se gruaja vdiste 2 herë më shumë se burrat nga kjo sëmundje ne fillim te viteve 2000, sepse simptomat e saj janë të ndyshme nga ato të shpjeguara në libra (ku jepen simptomat e burrave), ndaj tek gratë ndërhyrja e duhur bëhej më me vonesë, duke menduar fillimisht për shkaqe të tjera.1,2

Nga ana tjetër, osteoporoza mendohej se ishte një sëmundje me prevalencë femërore e megjithatë është parë që burrat mund të vdesin më shpejt sesa gratë pas thyerjes së femurit për shkak të saj. Gratë pas menopauzës duhet të fillojnë marrjen e integratorëve, barnave për parandalimin apo trajtimin  e osteoporozës, sipas këshillës së mjekut (nganjëherë janë ato vetë që ia kërkojnë mjekut të tyre). E kundërta ndodh me meshkuj të cilët as që kujtohen të marrin ndonjë integrator për kocka.3

Mjekësia Gjinore, nuk përfaqëson vetëm sëmundjet e grave dhe aq më pak nuk është trajtim alternativ, por synon të studiojë se si ndryshimet biologjike dhe social-kulturore ndikojnë në mirëmbajtjen e shëndetit apo në zhvillimin e sëmundjeve tek gratë dhe burrat.

Mjekësia Gjinore përshkruan se si të njëjtat sëmundje shfaqen ndryshe tek burrat dhe tek gratë.

Ajo ka si qëllim të aplikojë mënyra të sakta e specifike diagnostikuese, terapeutike dhe parandaluese për burrat dhe për gratë.3,4

Referenca

1. Regits-Zagrosek V, Oertelet-Prigione S, Prescott E, et al., Gender in cardiovascular diseases: impact on clinical manifestations, management, and outcomes Eur Heart J 2016 Jan 1;37(1):24-34. doi: 10.1093/eurheartj/ehv598. Epub 2015 Nov 3.

2. Oertelet-Prigione S, Wiedmann S, Endres M, et al., Stroke and myocardial infarction: a comparative systematic evaluation of gender-specific analysis, funding and authorship patterns in cardiovascular research Cerebrovasc Dis 2011;31(4):373-81.doi: 10.1159/000323258. Epub 2011 Jan 19.

3. Baggio G, Corsini A, Floreani A, et al., Gender medicine: a task for the third millennium. Clin Chem Lab Med 2013 Apr;51(4):713-27. doi: 10.1515/cclm-2012-0849.

4. Ortona E, Delunardo F, Baggio G, et al., A sex and gender perspective in medicine: a new mandatory challenge for human health Ann Ist Super Sanita, Apr-Jun 2016;52(2):146-8. doi: 10.4415/ANN_16_02_02