Virusi që shkaktoi pandeminë e COVID-19 nuk është zhdukur ende. Shkencëtaret vazhdojnë të punojnë për të kuptuar përse disa individë shfaqin simptoma të rënda dhe disa të tjerë e kalojnë shumë lehtë COVID-19.
Bashkë me kolegët pranë Universitetit të San Franciscos në Kaliforni kemi krijuar mini-mushkëri nga qelizat staminale të personave te ndryshëm. Në bashkëpunim me Dr. Lauren Rodriguez (në foto) i infektuam këto mushkëri në laboratorin e sigurisë së lartë të Universitetit të San Franciscos. Mini mushkëritë e krijuara nga qelizat staminale të një njeriu “i ngjajnë” qelizave të trupit të personit nga i cili këto qeliza janë marrë.
Ne zbuluam se disa mini mushkëri ishin rezistente ndaj virusit të SARS-CoV-2, ndërsa disa mini mushkëri të tjera infektoheshin shumë lehtë nga virusi.
Bashkë si ekip zbuluam gjithashtu se virusi i SARS-CoV-2 infekton kryesisht qelizat me qime (cilia) dhe qelizat që prodhojnë mukus në sistemin e frymëmarrjes.
Ne identifikuam se personat që prodhojnë molekulën TSPAN8 në qelizat e tyre janë më të predispozuar për t’u infektuar nga SARS-CoV-2.
Si studiuese propozoj që një antitrup që arrin të bllokojë molekulën TSPAN8 të përdoret si terapi për të ndaluar rastet e rënda të COVID-19. Këto studime janë akoma paraprake por na japin shpresë se mini-mushkëritë mund të përdoren për të gjetur trajtime të shpejta dhe efikase kundër sëmundjeve të mushkërive.
Artikullin original mund ta gjeni në adresën: