Cilat janë anomalitë në analizat e gjakut që hasen më shpesh te pacientët me COVID-19 kur hospitalizohen?

analiza gjaku

Duke u nisur prej hulumtimeve të botuara deri tani shpeshtësia e hasjes së anomalive në analizat laboratorike është ende e paqartë. Pacientët në gjendje të ashpërsuar të COVID-19 janë ata të cilët kanë treguar luhatjet më të mëdha në vlerat e gjetjeve laboratorike. Këto aberracione karakterizohen kryesisht nga:

  1. Limfopenia. Limfocitopenia, apo limfopenia, përkufizohet si vlera absolute e limfociteve < 1000/μL, dhe është një nga anomalitë më të hasura të analizave të gjakut komplet te pacientët me COVID-19 dhe është një gjetje me prevalencë mbi 80% tek pacientët e shtuar në spital. Nga pikëpamja epidemiologjike, hasja e leukocitozës (e përkufizuar si >10,000/μL) është rreth 13% dhe hasja e leukopenisë (e përkufizuar si < 4000/μL) është rreth 15%.
  2. Indikacione për dëmtime të lehta të heparit (nga vlerat e AST / ALT ~200s).
  3. Vlera të shtuara gama-glutamil transferazës (GGT),
  4. Vlera të rritura në raste të rralla të alkalin fosfatazës (AlkPhos)
  5. Gjendje anemie,
  6. Rritje e d-dimerit (në mungesë të ndonjë shkaku tjetër si p.sh. tromb/emboli),
  7. Rritje e vlerave të kreatinë kinazës (CK) dhe laktat dehidrogjenazës (LDH),
  8. Vlera të ulëta ose normale të prokalcitoninës, por në rastet me COVID-19 të ashpër dhe/ose infeksioneve bakteriale të këto vlera janë të rritura dhe/ose infeksione të mbivendosura bakteriale,
  9. Tregues inflamatorë të lartë (p.sh. LDH, CRP, ESR, ferritina dhe IL-6).

Shumë prej këtyre gjetjeve laboratorike shoqërohen me ashpërsim të sëmundjes ose edhe vdekje. Anomalitë kryesore laboratorike që kanë manifestuar një lidhje me ashpërsimin e sëmundjes dhe SDRA( sindroma e distresit respirator akut)  apo nevojë për Shtrim në terapi intensive apo edhe vdekje janë paraqitur në tabelën më poshtë:

Shpjegim: ALT: alaninë aminotransferazë ; CK: kreatin kinazë; hs-TnT: troponinë me sensitivitet të lartë; CRP: proteina C-reaktive; LDH: laktat dehidrogjenaza; IL-6: interleukin -6.

Referenca:

https://www.heda.al/wp-content/uploads/2020/09/Perditesimi-i-HEDA-Albania-Ekipi-i-zgjeruar-HEDA-proof_publication_secured_final.pdf  fq.37