Çfarë duhet të dimë për oksimetrin me puls?

oksimeter

Çfarë na tregon oksimetri me puls?

Oksimetri me puls është një pajisje që mund të përdoret për të monitoruar nivelin e oksigjenit në gjak. Kjo pajisje mat nivelin e saturimit të oksigjenit në gjak dhe rrahjet e zemrës. Nivele të ulëta të oksigjenit mund të shkaktojnë atë që njihet si ‘hipoksi‘, që mund të sjellë vështirësi në frymëmarrje dhe deri në humbje të ndërgjegjes, dëmtime të trurit apo dhe vdekje. Vlerat normale të një individi të shëndetshëm janë ≥95 %.

Si kryhet matja?

Pajisja vendoset në gishtin e pacientit dhe është e përbërë nga sensor dhe një monitor i vogël i cili paraqet vlerat e matura. Dritat infra e kuqe dhe e kuqe ndriçojnë përmes gishtit. Mënyra se si absorbohen spektrat përkatës në sensor mund të përdoren për të llogaritur nivelin e oksigjenit në gjak. Hemoglobina e oksigjenuar përthith më tëpër dritë infra të kuqe dhe lejon të kalojë më shumë dritë e kuqe. Kjo pajisje përdoret zakonisht në pavionet e urgjencës ose në spitale për të monitoruar shenjat jetësore të pacientit.

Kliko për të parë posterin