Aktualisht ekzistojnë tre lloj testimesh:
1. Testet molekulare
Janë ato qe njohim si tampon dhe zbulojnë materialin gjenetik të virusit. Një tampon nazal(hundë) ose faringeal (fyt) mbledh qelizat e infektuara. Më pas në laborator, një seri realsionesh kimike krijojnë kopje të materialit gjenetik të virusit. Nëse nuk ka infektim, nuk do të ketë material gjenetik për të bërë kopje. Ky lloj testi tregon nëse jeni të infektuar në momentin që kryhet si analizë. Është standarti I artë I testimeve dhe shërben për të izoluar ata persona të cilët janë të infektuar, në mënyrë që të realizohet trajtimi dhe gjurmimi I rasteve të tjera pontenciale.
2. Testet me antitrupa
Këto teste zbulojnë antitrupat, të cilët janë molekula në forme Y-je, të prodhuara gjatë përgjigjes imunitare ndaj virusit ose shënojnë virusin për shkatërrim nga qeliza të tjera imunitare. Testi realizohet përmes një mostre gjaku e cila përmban antitrupa dhe tregon nëse këto antitrupa lidhen me koronavirusin e ri. Ky test tregon nëse keni qenë të infektuar në të shkuarën. Ai indentifikon individët të cilët mund të kenë imunitet, pavavrësisht se sa zgjat ky i fundit.
3. Testet me antigjene
Këto teste janë lloji më i ri, të cilët zbulojnë antigjenet, pjesë të virusit të cilat mund të njihen prej sistemit imunitar. Një grimcë e vetme virale mund të ketë shumë antigjene. Ky test realizohet përmes një tamponi nazal ose faringeal i cili mbledh qelizat e infektuara. Më pas, kimikate të posaçme copëtojnë virusin dhe më pas antitrupa të vendosur në një pjatë petri njohin këto fragmente. Ky test tregon nëse jeni të infektuar tani, duke ofruar informacion të ngjashëm me atë të testit molekular në vetëm 15 minuta. Kufizimet e këtij testi krahasuar me testin molekular, janë ndjeshmëria më e ulët dhe dritarja më e ngushtë se kur mund të realizohet. Ky test mund të ndihmojë në mbajtjen e pandemisë nën kontroll, pasi detekton njerëzit atëherë kur janë më tepër infeksioz.