Si pritet të veprojë vaksina kundër COVID-19 me bazë mARN?

vaksina-mARN

Vaksinat më premtuese kundër COVID-19 deri në këto momente, të cilat kanë avancuar në fazat e fundit të provave klinike, janë ato gjenetike të bazuara në ARN mesazhere (mARN). Por le të shohim si fillim vaksinat klasike për të kuptuar më pas ato gjenetike.

1. Vaksinat klasike, si ato kundër fruthit apo poliomielitit, administrohen përmes inokulimit të një versioni të dobësuar ose të vrarë (=ç ‘aktivizuar) të virusit. Ky inokulim nxit sistemin imunitar të prodhojë antitrupa të specializuar, të cilët  janë përshtatur për të njohur agjentin e ri që shkakton sëmundjen (në këtë rast virusin SARS-CoV-2). Më pas, antritrupat qëndrojnë në organizëm  të gatshëm për të neutralizuar agjentin në sulmin potencial të rradhës. Nëse pacienti infektohet me virusin në fjalë, atëherë antitrupat mund ta identifikojnë dhe të ndihmojnë në shkatërrimin efektiv të tij.

2.Vaksinat gjenetike me bazë mARN(ARN mesazhere) përdorin vetëm proteinat e jashtme të gjilpërës së SARS-CoV-2, të cilat janë më pas shënjestra e antitrupave..Kërkuesit shkencorë tashmë kanë izoluar gjenet përgjegjëse për prodhimin e gjilpërave të koronavirusit të ri. Këto gjene janë të paketuara në një veshje yndyrore, e cila i ndihmon të mos dëmtohen apo degradohen.Kur administrohet  vaksina te pacienti, këto gjene futen në qelizat e shëndetshme dhe sinjalizojnë prodhimin e proteinave të gjilpërës së koronavirusit të ri të cilat në momentin që dalin nga qeliza, nxisin sistemin imunitar të prodhojë një përgjigje mbrojtëse, njësoj si në rastin e vaksinave klasike.

Cilat janë fazat që duhet ende të kalojë kjo vaksinë përpara se të jetë gati?

Deri tani jemi në fazën ku kemi 94 raste të infektuar dhe ka rezultuar një efektshmëri më shumë se 90% në të mbrojturit nga infektimi. Nevojitet akoma të arrihet numri 164 raste infektimi, të arrihet numri i më shumë se 50% të pjesëmarrësve të cilët nuk do kenë efekte anësore dhe të provohet efektshmëria tek të moshuarit, fëmijët, adoleshentët dhe gratë shtatzëna. Logjistika dhe prodhimi i dozave të mjaftueshme janë sfidat që kjo vaksinë duhet të kalojë derisa të arrijë te pacienti.

Kliko për të parë posterin ne PDF