Në këtë periudhë emergjence e pa kombësi, të gjithë ne (që jemi të mundur) na lipset të përkujdesemi e të mendojmë për vazhdimësinë e ndërtimit së të nesërmes, e për rrjedhojë të vendosim një copëz të vogël njësie ndërtuese sot. Fëmijët – e ardhmja e species tonë në këtë planet – kanë nevojë sot më shumë se kurrë të frymëzohen dhe inkurajohen për të guxuar të imagjinojnë dhe ëndërrojnë të ardhmen e tyre. Duke marrë shkas nga kjo situatë, ekipi ynë i HEDA Albania (Health Devepoment for Albania) këtë herë ju vjen në ndihmë pikërisht atyre…fëmijëve.
Ky tregim është një projekt i zhvilluar prej Grupit Referent të Komitetit të Ngritur Ndër-Agjenci mbi Shëndetin Mendor dhe Mbështetjen Psikosociale në Kushtet e Emergjencës (IASC MHPSS RG). Projekti u mbështet nga ekspertë rajonal dhe global prej agjencive anëtare të IASC MHPSS RG, dhe për më tepër prej prindërve, kujdestarëve, mësuesve dhe fëmijëve në më shumë se 104 shtete. Pas shpërndarjes së një pyetësori në të gjithë botën në arabisht, anglisht, italisht, frëngjisht dhe spanjisht, u bë vlerësimi i gjendjes së shëndetit mendor dhe nevojave psikosociale të fëmijëve gjatë kohës së shpërthimit epidemik të COVID-19. Duke përdorur të dhënat e studimit, përmes kësaj historie janë adresuar përmbledhtazi këto çështje. Libri bazohet në historitë e treguara prej fëmijëve që jetojnë në vende të prekura nga COVID-19. Reagimet e fëmijëve, prindërve dhe kujdestarëve, u përdorën për të kuruar dhe shkruar këtë histori. Më shumë se 1700 fëmijë, prindër, kujdestarë dhe mësues nga e gjithë bota dhuruan pak nga koha e tyre, për të ndarë me ne situatën se si ata ishin duke e përballuar pandeminë e COVID-19. Një falënderim i madh shkon për këta fëmijë, prindërit e tyre, kujdestarët dhe mësuesit të cilët plotësuan këtë pyetësor dhe ofruan kontributin e tyre në këtë histori. Kjo është një histori e realizuar nga fëmijët për fëmijët anembanë globit.