Karakteristikat e gruas shtatzënë me COVID19: evidenca mbi mungesën e transmetimit vertikal të virusit

grua shtatzene

Përmbledhur nga AIRinforma dhe përshtatur në shqip nga:

  • Julia Daragjati, PhD

Recensente:

  • Teuta Muhollari, PhD (c)

Hyrje

Të dhënat që tregojnë pasojat e infeksionit COVID-19 te gratë shtatzëna dhe foshnjet e tyre akoma nuk janë solide. Studime vëzhguese, retrospektive, rast-raportime dhe studime kohort (=longitudinale, që zgjasin në kohë), po publikohen çdo ditë. Prandaj kemi zgjedhur të bëjmë këtë përmbledhje në fushën e gjinekologjisë me publikime të prodhuara prej AIRIinforma deri në 5 Prill. Të dhënat e raportuara mbi nënën dhe foshnjën janë të përmbledhura për secilin hulumtim.

1. Hubei, Kinë: Studim retrospektiv (Liu et al., 2020)

Popullata në studim: 59 pacientë (30 gra, 25 shtatzëna dhe 4 foshnja).

Gratë shtatzëna

Simptomat klinike →Simptomat e hershme tek gratë shtatzëna treguan temperaturë normale, leukocitozë, rritje e neutrofilëve dhe limfopeni. Midis të tjerash duhet të përmendim se diagnostikimi i COVID-19 tek gratë shtatzëna nuk ishte i thjeshtë.

Imazheria e krahërorit me CT → CT (computed tomography) ishte metoda më e shpejtë për të bërë diagnostikimin. Tek grafitë e grave jo shtatzëna u vunë re shenjat tipike të pneumonisë periferike  ground glass (GG), ndërsa tek grafitë e grave shtatzëna ishin më të pranishme konsolidimet mikse dhe të plota. GG-ishin më pak të pranishme tek gratë shtatzëna.

Foshnjat

Tek foshnjat, për një diagnozë më të shpejtë, u pa të ishte më i dobishëm hulumtimi i ekspozimit të foshnjës dhe klinika simptomatologjike e tij. Imazheria nuk këshillohej në këto raste. U vu re se historia e ekspozimit të foshnjave dhe simptomat klinike ishin indikatorë më të dobishëm për të arritur një diagnozë të hershme krahasuar me CT.

MesazhiCT ndihmoi në konfirmimin e diagnozës për gratë shtatzëna të cilat shfaqën simptoma jo të zakonshme për COVID-19.

2. Jashtë Hubei, Kinë: Case study ose rast raportim– grua shtatzënë (30 javëshe) 30 vjeçe, (Wen et al., 2020)

Simptomat klinike → Simptoma e vetme e kësaj gruaje ishte diarreja (jo temperaturë, jo kollë, jo dhimbje kraharori). RT-PCR nazofaringeal doli pozitiv për SARS-CoV-2.

Imazheria e kraharorit me CT → CT identifikoi praninë e shumë konsolidimeve dhe gjithashtu praninë e pakët të likuideve pleurale në mushkërinë e majtë.

Terapia farmakologjike → inhalacion Interferon aerozol (5.000.000 UI bid) dhe Lopinavir/Ritonavir (2 tableta në ditë)

Prognoza → shërim pas 16 ditësh, foshnja nuk kishte lindur ende (10 mars 2020)

MesazhiPacientet shtatzëna manifestojnë të njëjtat simptoma si popullata adulte (temperaturë, kollë, diarre, dispne), por jo të gjithë këto simptoma lidhen me praninë e infeksionit. Në këtë rast, diarreja ishte simptoma e vetme që vuri në dyshim praninë e SARS-CoV-2 tek pacientja. Imazheria CT dhe testet RT-PCR shërbyen për të konfirmuar diagnozën.

3. Jashtë Hubei, Kinë: Rast-raportim – grua shtatzënë (35 javëshe) 30 vjeçe (Li et al., 2020)

Ky është rasti i lindjes së një foshnje nga një nënë me rezultat pozitiv për SARS-CoV-2. Ajo u hospitalizua pasi shfaqi shenja klinike karakteristike për COVID-19. Në tërësi gjendja e saj shëndetësore ishte e mirë. Nëna u trajtua me Lopinavir dhe Ritonavir, Metilprednisolon, Cefoperazone Natrium dhe Sulbactam Natrium. Foshnja erdhi në jetë me lindje çezariane dhe doli negativ për SARS-CoV-2. Po ashtu edhe rezultatet e dala prej analizave të gjakut, urinës, feçeve, lëngut amniotik, gjakut të kordonit umbelikal, placentës dhe qumështit të gjirit dolën të gjitha negative. Këto përfundime nxjerrin konkluzionin e mos transmetimit nëpërmjet rrugës vertikale të virusit nga nëna tek foshnja. Nëna doli negative për SARS-CoV-2 disa ditë më vonë.

MesazhiTransmetimi vertikal i virusit nga nëna tek foshnja nuk ishte i mudshëm bazuar në këtë rast.

4. Jashtë Hubei, Kinë: Rast-raportim – grua shtatzënë (30 javëshe) 28 vjeçe, (Wang et al., 2020)

Ky është rasti i lindjes së një foshnje nga një nënë me rezultat pozitiv për SARS-CoV-2. Ajo u hospitalizua pasi shfaqi simptoma klinike karakteristike për COVID-19. Imazheria tregoi praninë e konsolidimeve në mushkëri ‘ground-glass’ (GG). U panë gjithashtu nivele të ulëta të albuminës dhe limfociteve. Kjo paciente u trajtua me Arbidol (0.2g orale çdo 8 orë), Lopinavir, Ritonavir Tableta (400/100mg orale çdo 8 orë), Cefoperazone Natrium, Sulbactam Natrium (3.0g intravenoz çdo 8 orë), Albuminë Serike Humane (20g intravenoz çdo ditë). Për përgatitjen e lindjes cezariane, nëna u trajtua me dexametasone dhe sulfatmagnesiumi  me qëllim profilaktik për fëmijën. Foshnja erdhi në jetë dhe rezultatet e testit treguan se ishte negativ për SARS-CoV-2. Po ashtu edhe testet me RT-PCR të pështymës, lëngut amniotik, gjakut të kordonit umbelikal, placentës dhe qumështit të gjirit dolën të gjitha negative. Nëna rezultoi negative për SARS-CoV-2 pas disa ditësh. Edhe ky studim gjithashtu arriti të nxjerrë si përfundim që transmetimi vertikal i virusit SARS-CoV-2 nga nëna tek foshnja nuk është i mundshëm.

MesazhiTransmetimi vertikal i virusit nga nëna tek foshnja edhe në këtë rast nuk ishte i mundshëm.

5. Wuhan, Hubei, Kinë: Studim retrospektiv (studim kohort) – 9 gra shtatzëna,  (Chen et al., 2020)

Simptomat klinike → nënat patën simptoma tipike të COVID-19 si: temperaturë, kollë, dhimbje muskujsh, lodhje e përgjithshme fizike, dhimbje fyti, diarre e dispne. Gjithashtu analizat treguan limfopeni dhe rritje të nivelit të proteinës C reaktive (PCR)

Imazheria e kraharorit me CT → identifikoi praninë e konsolidimeve GG në mushkëri

Lindja → Dy prej grave patën lindje natyrale dhe shtatë prej tyre lindje çezariane. Midis këtyre rasteve nuk pati vdekje intra-uterine, neonatale apo asfikim intra-partum.

Testet nazofaringeale, të lëngut amniotik, kordonit umbelikal, kulloshtrës dhe qumështit të gjirit dolën të gjitha negative për SARS-CoV-2.

Mesazhi Edhe ky studim mbështet mungesën e transmetimit të SARS-CoV-2 nëpërmjet rrugës vertikale.

6. Jashtë Hubei, Kinë: Studim retrospektiv mbi 13 gra shtatzëna, (Liu et al., 2020)

Mosha e nënave → 22-36 vjeçe

Stadi i shtatzënisë → 11 prej tyre ishin në 3-mujorin e fundit të shtatzënisë dhe 2 prej tyre më pak se 28 javëshe.

Simptomat klinike → 77% e tyre patën temperaturë (midis 37.3-39.0°C ) dhe të gjitha këto gra shtatzëna shfaqën lodhje të përgjithshme fizike, tre prej tyre patën dispne dhe vetëm një prej pacienteve ishte asimptomatike.

Lindja → Dhjetë prej tyre iu nënshtruan lindjes çezariane; 6 prej tyre patën lindje të parakohshme (32-36 javëshe).

Disa prej komplikacioneve të pacienteve shtatzëna ishin: distres fetal, rupturë e parakohshme e membranave, lindje e parakohshme dhe lindje e foshnjave të vdekura.

Dymbëdhjetë (12) prej këtyre nënave u shëruan pas pak ditësh, ndërsa një (1) nënë pas lindjes u transferua në Shërbimin e Terapisë Intensive, ku u intubua për shkak të gjendjes së saj të përkeqësuar (insuficiencë shumëorganore).

Përditësim mbi nënën → në 26 shkurt kjo nënë vazhdoi të ishte në suportin e ECMO.

MesazhiNënat të diagnostikuara me COVID-19, mund të kenë komplikacione gjatë shtatzënisë, por kjo nuk mund t’i atribuohet plotësisht SARS-CoV-2. Gjithsesi prania e këtij virusi edhe mund të përkeqësojë gjendje para klinike të disa prej këtyre nënave.

Edhe ky studim, mbështet mungesën e transmetimit të virusit nëpërmjet rrugës vertikale.

  • Për të përmbledhur çfarë lexuam por njëherazi edhe për të bërë një përmbledhje të shpejtë, një Rapid Review mund të na vijë në ndihmë studimi Mullins et al., 2020.

Kjo përmbledhje e shpejtë shtjellon të dhënat e 32 rasteve të nënave me COVID-19 prej të cilave u lindën 30 foshnje (1 lindje binjake), prej 3 nënave priten të vijnë në jetë edhe foshnja të tjera.

  • Rezultatet mbi nënat
  • 22% e grave shtatzëna nuk kishin simptoma dhe
  • 6% e tyre u hospitalizuan në terapi intensive, nga të cilat njëra vazhdoi të ish nën ECMO (Liu et al., 2020).

Vdekja tek nënat nuk u raportua, të gjitha në jetë. Pacientet e infektuara kishin të gjitha shenjat e zakonshme të paraqitjes imazherike (CT) për COVID-19. Ato lindën foshnjat e tyre brenda 13 ditëve të diagnozës me COVID-19.

  • Rezultatet mbi foshnjat → te 78% e foshnjave nuk u vu re transmetimi vertikal i virusit; 9,4% e tyre shfaqën simptomat e COVID-19 disa orë pas lindjes; 1 foshnje lindi i vdekur por nuk u bënë analizat pas vdekjes; 3 foshnja priten të lindin.

  • Periudha kohore e shtatzënisë → nuk ka të dhëna mbi 3-mujorin e parë të shtatzënisë. Prej 3-mujorit të dytë dhe të tretë mund të themi se pati një lindje çezariane dhe ky foshnjë lindi i vdekur (34-javëshësh). Nëna qëndroi nën ECMO pas kësaj periudhe. Rreth 47% e foshnjave erdhën në jetë prej lindjeve të parakohshme.

  • Lloji i lindjes → 84% (27/32) lindje cezariane, 6% (2/32) lindje natyrale.

Faktorët e tjerë që u hulumtuan:

a) nuk ka të dhëna mbi patologjitë placentare dhe 31% (10/32) e tyre rezultuan negative për SARS-CoV-2.

b) Të ushqyerit e foshnjës me qumështin e gjirit të nënës me COVID-19 (së supozuar apo të konfirmuar), në Kinë nuk aplikohej. Nënën e izolonin nga foshnja, menjëherë pas lindjes, foshnja ushqehej me formula. WHO nuk këshillon ndarjen nënë-foshnje dhe sugjeron që të ndiqen  rregullat e kujdesit shëndetësor sipas rastit.

c) terapitë farmakologjike që u përdoren ishin: kaletra (lopinavir/ritonavir), klorokuina dhe remdesivir.

Referencat

  1. Liu H , Liu F, Li J, Zhang T, Wang T, Lan W, Clinical and CT Imaging Features of the COVID-19 Pneumonia: Focus on Pregnant Women and Children, Journal of Infection, J Infect. 2020 Mar 20. pii: S0163-4453(20)30118-3. doi: 10.1016/j.jinf.2020.03.007
  2. Wen R, Sun Y, Xing QS, A patient with sars-cov-2 infection during pregnancy in Qingdao, China, J Microbiol Immunol Infect. 2020 Mar 10. pii: S1684-1182(20)30061-X. doi: 10.1016/j.jmii.2020.03.004.
  3. Li Y, Zhao R, Zheng S, Chen X, Wang J, Sheng X, et al. Lack of vertical transmission of severe acute respiratory syndrome coronavirus 2, China. Emerg Infect Dis. 2020 Jun 17;26(6). doi: 10.3201/eid2606.200287
  4. Wang X, Zhou Z, Zhang J, Zhu F, Tang Y, Shen X. A case of 2019 Novel Coronavirus in a pregnant woman with preterm delivery. Clin Infect Dis. 2020 Feb 28. pii: ciaa200. doi: 10.1093/cid/ciaa200.
  5. Chen H, Guo J, Wang C, Luo F, Yu X, Zhang W, et al. Clinical characteristics and intrauterine vertical transmission potential of COVID-19 infection in nine pregnant women : a retrospective review of medical records. The Lancet 2020;6736(20):1–7, https://doi.org/10.1016/S0140-6736(20)30360-3
  6. Wang CH, Poon LC. Novel coronavirus infection and pregnancy. Ultrasound Obstet Gynecol. 2020 Apr;55(4):435-437. doi: 10.1002/uog.22006.
  7. Liu Y, Chen H, Tang K, Guo Y. Clinical manifestations and outcome of SARS-CoV-2 infection during pregnancy. J Infect [Internet]. 2020; Available from: http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/32145216
  8. Mullins E, Evans D, Viner RM, O’Brien P and E. Morris, Coronavirus in pregnancy and delivery: rapid review, Ultrasound Obstet Gynecol. 2020; Available https://obgyn.onlinelibrary.wiley.com/doi/epdf/10.1002/uog.22014
  9. Zhu H, Wang L, Fang C, Peng S, Zhang L, Chang G, et al. Clinical analysis of 10 neonates born to mothers with 2019-nCoV pneumonia. Transl Pediatr. 2020 Feb;9(1):51-60. doi: 10.21037/tp.2020.02.06