Pikëpyetjet mbi kryerjen apo jo të vaksinës

vaksina-mARN

Të gjendur përpara një situate, në të cilën po ekspozohemi përditë ndaj lajmeve dhe informacioneve nga më të ndryshmet, natyrshëm lindin pikëpyetje të shumta mbi kryerjen apo jo të vaksinës kundër COVID-19.

Dyshime: Vaksina nuk është e sigurtë pasi u hodh në treg shumë shpejt!

Në realitet, një fakt që nuk është gjerësisht shumë i njohur për publikun dhe profesionistët, është se teknologjia e përdorur për realizimin e vaksinave (=ARN-ja mesazhere) kishte mbi një dekadë që po studiohej dhe janë kryer disa prova me njerëz në dhjetë vitet e fundit (shih Tabelën e mëposhtme për detaje). Gjithashtu, vaksina të tjera jo me bazë ARN-je kundër SARS dhe MERS (=koronaviruse të tjerë) kishin vite që po përgatiteshin, por projektet e tyre ishin ndalur për arsye se kishte ndalur investimi. Me investimet e bollshme gjatë pandemisë, shumë prej vaksinave dhe projekteve të SARS dhe MERS  u përdorën me një qëllim të ri për SARS-CoV-2. Ky është një demonstrim që tregon se sa e rëndësishme është të investohet në kërkim shkencor. Për më tepër, numri i vullnetarëve që kanë marrë pjesë në këto studimet klinike, për të provuar efikasitetin e vaksinave, ka qenë shumë i lartë (mesatarisht mbi 20,000 individë për çdo provë) nga ajo që kërkohet në kushte jo emergjence.

Shqetësime: Do pres çfarë do ndodhë me të tjerët që vaksinohen, nuk dua të jem në linjën e parë.

Siç e shpjeguam më sipër, përpara se këto vaksina të fillojnë të përdoren për vaksinimin masiv të popullatës, ato janë provuar në qindra mijëra vullnetarë. Gjithashtu, monitorimi ka vazhduar dhe nuk ka ndalur edhe pas përfundimit të provave klinike. Natyrisht nëse dëshirojmë të dalim nga kjo situatë sa më parë, është e rëndësishme të vaksinohemi sa më shpejt dhe sa më shumë, në kohën që vaksinat do të jenë të disponueshme. Deri në shkrimin e këtij artikulli në botë janë vaksinuar rreth 236 milionë individë (verifiko këtu) dhe vaksinimi vazhdon!

Pasiguri: Unë s’ka shanse të infektohem, dhe po ndodhi do e kaloj lehtë.

Disa individë të cilët mund të jenë relativisht të rinj në moshë dhe pa kushte (të njohura) shëndetësore mund të ekzistojë natyrshëm një vetëbesim më i lartë mbi përballjen me SARS-CoV-2 dhe COVID-19. Megjithatë edhe pse moshat mbi 50 vjeç dhe individët me sëmundje bashkëshoqëruese (p.sh. diabet, hipertension, sëmundje zemre, etj.) mund të kenë më shumë gjasa për të kaluar COVID-19 të ashpër ose vdekje, ky virus ka treguar se në disa raste nuk kursen as moshat e reja. Edhe pse probabiliteti mbetet i ulët në grupet e përshkruara më sipër, duhet treguar përgjegjshmëri dhe kujdes për të tjerët, pasi këto grupe mund të kthehen në vektorë të përhapjes së virusit te individë të tjerë, të cilët ndoshta e kalojnë rëndë ose nuk i mbijetojnë COVID-19. Këta të fundit mund të jenë prindërit, hallat, tezet, xhaxhallarët, dajat, kushërinj apo të afërmit dhe miqtë tanë! Prandaj duhet kujdes nga të gjithë.

Ecuria: Pas gjithë kësaj situate, a do i kthehemi normalitetit?

Pa dyshim që do vij një moment që ne do të mund të shijojmë jetën me më shumë liri dhe shkujdesje, por me shumë gjasa jo brenda këtij viti. Kthimi në normalen e mëparshme kërkon arritjen e imunitetit të tufës përmes vaksinimit masiv të popullatës sa më shpejt. Vetëm atëherë do të mund të deklarojmë se ja dolëm, por koha ekzakte se kur do të ndodhë kjo gjë ende nuk mund të përcaktohet me saktësi. Ajo që mund të themi me siguri është se sa më shpejt dhe sa më shumë individë të vaksinohen (=të paktën 1 milionë shqiptarë), aq më shpejt kthehemi në normalen e vjetër. Për këtë, gjithsecili prej nesh ka mundësinë dhe përgjegjësinë që kontribuojë dhe ndihmojë për rikthimin në normalitet përmes vaksinimit.

Për ju që kërkoni shpjegime më të thelluara dhe teknike, mund të konsultoni burimet shkencore në vijim:

1. Platforma e dedikuar për publikun dhe profesionistët shqipfolës:
https://www.heda.al/emergjenca-covid-19

2. Pollard, A.J., Bijker, E.M. Publisher Correction: A guide to vaccinology: from basic principles to new developments. Nat Rev Immunol 21, 129 (2021). https://doi.org/10.1038/s41577-020-00497-5

3. Wise Jacqui. Covid-19: T cell response lasts for at least six months after infection, study shows BMJ 2020; 371 :m4257. doi: https://doi.org/10.1136/bmj.m4257

4. Annika C. Karlsson, Marion Humbert, Marcus Buggert. The known unknowns of T cell immunity to COVID-19. Science Immunology (2020). Unanswered questions remain about the contributions of T cell immunity to protective and dysfunctional responses in COVID-19. DOI: https://doi.org/10.1126/sciimmunol.abe8063

5. Alessandro Sette, Shane Crotty, Adaptive immunity to SARS-CoV-2 and COVID-19,. Cell. Volume 184, Issue 4, 2021, Pages 861-880, ISSN 0092-8674, https://doi.org/10.1016/j.cell.2021.01.007

6. Nicholas N. Jarjour, David Masopust, Stephen C. Jameson. T Cell Memory: Understanding COVID-19. Immunity, Volume 54, Issue 1, 2021, Pages 14-18, ISSN 1074-7613. https://doi.org/10.1016/j.immuni.2020.12.009

7. Rodda LB, Netland J, Shehata L, et al. Functional SARS-CoV-2-Specific Immune Memory Persists after Mild COVID-19. Cell. 2021 Jan;184(1):169-183.e17. DOI: https://doi.org/10.1016/j.cell.2020.11.029

8. Yu X, Tsibane T, McGraw PA, House FS, Keefer CJ, Hicar MD, Tumpey TM, Pappas C, Perrone LA, Martinez O, Stevens J, Wilson IA, Aguilar PV, Altschuler EL, Basler CF, Crowe JE Jr. Neutralizing antibodies derived from the B cells of 1918 influenza pandemic survivors. Nature. 2008 Sep 25;455(7212):532-6. doi: https://doi.org/10.1038/nature07231.

9. Deborah H. Fuller and Peter Berglund. Amplifying RNA Vaccine Development. June 18, 2020

N Engl J Med (2020); 382:2469-2471. DOI: https://doi.org/10.1056/NEJMcibr2009737

10. Jackson LA, Anderson EJ, Rouphael NG, et al. An mRNA vaccine against SARS-CoV-2 — preliminary report. N Engl J Med 2020;383:1920-1931. https://www.nejm.org/doi/full/10.1056/NEJMoa2022483

11. Anderson EJ, Rouphael NG, Widge AT, et al. Safety and immunogenicity of SARS-CoV-2 mRNA-1273 vaccine in older adults. N Engl J Med 2020;383:2427-2438. https://www.nejm.org/doi/full/10.1056/NEJMoa2028436

12.Gudbjartsson DF, Norddahl GL, Melsted P, et al. Humoral immune response to SARS-CoV-2 in Iceland. N Engl J Med 2020;383:1724-1734. https://www.nejm.org/doi/full/10.1056/NEJMoa2026116

13. Dan JM, Mateus J, Kato Y, et al. Immunological memory to SARS-CoV-2 assessed for greater than six months after infection. Science (2021) https://science.sciencemag.org/content/371/6529/eabf4063 .

14. Robbiani DF, Gaebler C, Muecksch F, et al. Convergent antibody responses to SARS-CoV-2 in convalescent individuals. Nature 2020;584:437-442. https://www.nature.com/articles/s41586-020-2456-9

15. Katlyn Lederer, Diana Castaño, Daniela Gómez Atria, Thomas H. Oguin, Sidney Wang, Tomaz B. Manzoni, Hiromi Muramatsu, Michael J. Hogan, Fatima Amanat, Patrick Cherubin, Kendall A. Lundgreen, Ying K. Tam, Steven H.Y. Fan, Laurence C. Eisenlohr, Ivan Maillard, Drew Weissman, Paul Bates, Florian Krammer, Gregory D. Sempowski, Norbert Pardi, Michela Locci. SARS-CoV-2 mRNA Vaccines Foster Potent Antigen-Specific Germinal Center Responses Associated with Neutralizing Antibody Generation.

Immunity. Volume 53, Issue 6, 2020, Pages 1281-1295.e5, ISSN 1074-7613, https://doi.org/10.1016/j.immuni.2020.11.009

16. Sahin, U., Karikó, K. & Türeci, Ö. mRNA-based therapeutics — developing a new class of drugs. Nat Rev Drug Discov13, 759–780 (2014). https://doi.org/10.1038/nrd4278