Stabiliteti sipërfaqësor dhe në aerozole i SARS-COV-2 krahasuar me SARS-COV-1

Përmbledhur nga AIRinforma dhe përshtatur në shqip nga:

  • Aldi Pupuleku, PhD

Recensente:

  • Teuta Muhollari, PhD (c)

Në këtë hulumtim u përcaktua mbijetesa e virusit SARS-CoV-2 në aerozole dhe sipërfaqe të ndryshme duke krahasuar rezultatet me ato të marra nga virusi SARS-CoV-1. Për mbijetesën e dy viruseve në aerozole, pezullimi viral u nebulizua në një dhomë nebulizimi (lagështia relative 65% dhe
temperatura 21-23 °C
) dhe aerozoli (<5 μm) i gjeneruar u ekzaminua në intervale të rregullta deri në 3 orë post-nebulizimit. Për mbijetesë në sipërfaqe të ndryshme (lagështia relative 40% dhe temperatura 21-23 °C), 50 μl të pezullimit viral u aplikuan në plastikë (polipropilen), çelik, bakër
(99.9%) dhe karton në intervale të paracaktuara.

Mbijetesa e viruseve të rikuperuara nga aerozolet dhe sipërfaqet u testua në linjën qelizore Vero. Të gjitha testet u kryen në triplikat. Shkalla e dekadimentit dhe koha e gjysmë-jetës virale u përcaktuan duke përdorur modelin e regresionit Bayesian. Rezultatet treguan që:

  1. Në aerozol SARS-CoV-2 mbetet infektues deri në 3 orë, me një ulje të ngarkesës nga 105.25 TCID50 (50% tissue culture infective dose) /ml (inokulimi fillestar) në 103.5-102.7 TCID50/mL në 3 orë pas-nebulizimit, një vlerë e krahasueshme me SARS-CoV- 1.
  2. Në plastikë dhe çelik inoks SARS-CoV-2 mbetet infektues deri në 72 orë pas inokulimit. Përkundër kësaj, një ulje drastike e ngarkesës virale është vërejtur nga 103.7 në 100.6 TCID50/ml (në plastikë në 72 orë; në çelik 48 orë). SARS-CoV-1 tregoi kinetikë krejtësisht të ngjashme.
  3. Në bakër, 99.9% e virusit ishte jo-infektues pas 4 orësh (8 orë për SARS-CoV-1).
  4. Në karton, 100% e virusit ishte jo-infektues pas 24 orësh (8 orë për SARS-CoV-1).

Bazuar në analizat e bëra, nuk ka dallime të konsiderueshme në gjysmë-jetën e dy viruseve në aerozole dhe në materiale të ndryshme (me përjashtim të kartonit, të dhënat e të cilave duhet të konsiderohen me kujdes për arsye metodologjike). Në veçanti, gjysmë-jeta mesatare (me interval besimi 95%) e vlerësuar për SARS-CoV-2 do të ishte:

  • Aerozole: 2.74 orë (1.65-7.24)
  • Çelik: 13.1 orë (10.5-16.1)
  • Plastikë: 15.9 orë (13-19.2)
  • Bakër: 3.4 orë (2.44-5.11)
  • Karton: 8.45 orë (5.95-12.4).

Rezultatet e përfituara tregojnë se transmisioni i SARS-CoV-2 përmes aerozoleve dhe fomiteve është i mundshëm, duke qenë se infeksioziteti i virusit mund të persistojë në aerozole për orë të tëra dhe në sipërfaqe për ditë të tëra (në varësi të shpërndarjes së inokulumit).

Nga pikëpamja epidemiologjike ka disa ndryshime ndërmjet dy viruseve, konkretisht:

  1. Transmetimi i virusit nga persona asimptomatikë ose nga ata që nuk kanë zhvilluar ende
    simptomat.
  2. Sasia e nevojshme e ngarkesës virale të për të shkaktuar infeksion.
  3. Qëndrueshmëria virale në mukozë dhe faktorë mjedisorë si temperatura dhe lagështia.

Artikulli origjinal:

van Doremalen, Neeltje, Trenton Bushmaker, Dylan H. Morris, Myndi G. Holbrook, Amandine Gamble, Brandi N. Williamson, Azaibi Tamin et al. “Aerosol and Surface Stability of SARS-CoV-2 as Compared with SARS-CoV-1.” New England Journal of Medicine (2020).