Cilat janë stadet në të cilat kalon COVID-19?

sperkla COVID-19

Stadi 1 (i lehtë) – fillimet e infeksionit

Stadi i parë fillon menjëherë pas kontraktimit të virusit. Për shumicën e individëve kjo fazë përfshin një periudhë inkubacioni, e cila shoqërohet me simptoma të buta dhe shpesh jo specifike të tilla si: gjendje debulese, ethe, kollë (me ose pas sputum), dhimbje koke, dobësimi i të nuhaturit dhe të shijuarit.

Gjatë kësaj periudhe, virusi shumohet dhe krijon vendqëndrim kryesisht në traktin respirator. Ai lidhet me target-in (=shënjestrën) e tij duke përdorur receptorët e ACE2 në qelizat humane. Këta receptorë janë të pranishëm thuajse kudo në organizëm, por kryesisht në mushkëri, epitelin e zorrës së hollë dhe në endotelin vaskular. Diagnoza në këtë stad mund të realizohet nëpërmjet testimit 

RT-PCR, nëpërmjet testimit të serumit për IgG dhe IgM kundër SARS-CoV-2 (trupit do ti duhen të paktën 1-3 javë për të prodhuar antitrupa), gjetjeve të imazherisë torakale, gjakut komplet dhe testeve të funksionit të heparit. Gjaku komplet mund të tregojë limfopeninë e shprehur dhe neutrofili pa anomali të tjera. Trajtimi në këtë fazë është simptomatologjik. Te pacientët të cilët ky infeksion mbetet në këtë stad të COVID-19, prognoza dhe shërimi është optimal. Administrimi i anti-viralëve mund të ndihmojë pacientin që të qëndrojë në këtë fazë.

Stadi 2 (i moderuar) – përfshirja e pulmonit PA (2a) ose ME (2b) hipoksi

Në stadin e dytë të sëmundjes tashmë të konfirmuar, veçoritë kryesore janë shumimi viral dhe inflamacioni i lokalizuar në mushkëri. Gjatë kësaj faze pacienti zhvillon pneumoni virale, me kollë, ethe dhe hipoksi ( mungesë oksigjeni. Imazheria me radiografi apo CT torakale tregon infiltratet e fragmentuara. Parametrat hematologjik (analizat e gjakut) tregojnë limfopeni të shprehur, shoqëruar me transaminaza të larta ( ALT, AST ). Kjo është faza që pacienti duhet të konsiderohet për shtrim sipas literaturës. Në këtë fazë, përdorimi i kortikostreoidëve mund të shmanget.

Nëse hipoksia (mungesa e oksigjenit) vazhdon, pacienti rrezikon të progresojë në fazën tjetër dhe ka nevojë për ventilim mekanik. Në këtë situatë literatura rekomandon përdorimin e kortikosteroidëve me kujdes. Kështu që Stadi 2 mund të ndahet në dy nën-stade: Stadi 2a (pa hipoksi) dhe Stadi 2b (me hipoksi).

koha pas infeksionit

Stadi 3 (rëndë) – hiperinflamacioni sistemik

Një pakicë e pacientëve me COVID-19 do të bëjë tranzicionin nga Stadi 2 tek Stadi 3 – kjo e fundit është dhe faza më e ashpër e sëmundjes, e cila karakterizohet prej sindromës hiperinflamatore sistemike ekstra-pulmonare. Në këtë fazë, treguesit e inflamacionit sistemik rriten. Infeksioni COVID-19 rezulton në reduktim të numrit të qelizave T ndihmëse, supresuese dhe rregullatore. Studimet kanë treguar se citokinat inflamatore dhe tregues të tillë si:

  • IL-1, IL-2, IL-6, IL-7, faktori stimulues i kolonisë-granulocitare, proteina inflamatore 1-alfa makrofage, faktori alfa i nekrozës tumarale, CRP, ferritina dhe d-dimer janë konsiderueshëm të rritur tek ata pacientë në stadin e tretë.
  • Troponina dhe peptidi natriuretik tipi N-terminal pro-B mundet gjithashtu të shtohet.

Një formë e ngjashme e Limfohistiocitozës hemofagocitike ( numër shumë i lartë qelizash imunitare të prodhuara)mund të manifestohet tek pacientët e stadit të tretë. Në këtë fazë shoku, vazoplegjia, insufiçienca respiratore dhe madje kolapsi kardiopulmonar janë të pritshëm. Gjithashtu mund të ketë edhe miokardit dhe mund të ketë nevojë për agjentë imunomodulues me qëllim reduktimin e inflamacionit sistemik përpara se të rezultojë në disfunksion multiorganor.

Pacientët me COVID-19 mund të mbërrijnë në këtë fazë pas rreth 10 ditësh nga shfaqja e simptomave, pavarësisht ngarkesës virale nazofaringeale në rënie.

Përgatitur nga: Ekipi Anti-Covid i zgjeruar i HEDA Albania

Referenca:

https://www.heda.al/artikuj/menaxhimi-epidemiologjik-dhe-klinik-i-covid-19 Fq. 22-24 e dokumentit në PDF.