COVID-19 dhe individët me kushte shëndetësore ekzistuese: çfarë të bëj nëse kam kushte shëndetësore kronike ose njoh dikë që ka?

Virusi që shkakton COVID-19 është në gjendje të infektojë të gjithë pa dallim moshe. Megjithatë, siç edhe kemi evidentuar më parë (https://www.heda.al/artikuj/cfare-te-presim-e-cfare-te-bejme-infeksioni-covid-19-prej-koronavirusit-te-ri-dhe-ashpersia-e-tij) dy grupe kryesore të popullatës janë në rrezik më të lartë për të përjetuar apo kaluar  një simptomatologji më të ashpër të sëmundjes COVID-19. Këto grupime janë kryesisht:

  • Të moshuarit (individët e moshë 60+ vjeç) dhe
  • Ata të cilët kanë kushte shëndetësore ekzistente (të tilla si sëmundjet e zemrës, diabet, sëmundje respiratore kronike, kancer, etj.)

Rreziku I ashpërsimit të sëmundjes fillon të shtohet gradualisht me moshën, me fillesë të këtij shtimi të rrezikut në moshën 40 vjeç. Ky fakt, që ka derivuar prej analizave të thelluara me raste të
COVID-19 në të gjitha vendet e botës, është I rëndësishëm për të kuptuar se të rriturit e këtij intervali moshor të mbrojnë veten dhe të tjerët si pasojë, të cilët mund të jenë vulnerabël dhe më të dobët për ta përballuar lehtë COVID-19.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka komunikuar udhëzime specifike për këta individë dhe për komunitetin në mënyrë që të gjithë së bashku të sigurohemi që këta të fundit do të jenë të mbrojtur
prej COVID-19 pa u izoluar, stigmatizuar, pa u lënë në një pozitë vulnerabiliteti (=ndjeshmërie dhe dobësie më të shtuar) ose në pozita pamundësie për të aksesuar shërbimin shëndetësor dhe psiko-social bazë që u nevojitet.

Këtu do të përmbledhim shkurtimisht dhe thjeshtësisht këshilla, të cilat mbulojnë aspekte të vizitave tek miqtë (apo pritje të miqve), të qenit në publik me një siguri më të madhe dhe të qenit të lidhur me të tjerët dhe udhëzimet e autoriteteve përkatëse përmes telefonit ose mënyrave të tjera të komunikimit të cilat minimizojnë kontaktin e afërt. Këto këshilla që do të paraqesim vlejnë për të gjithë popullsinë, por janë veçanërisht të rëndësishme dhe thelbësore me qëllim mobilizimin e gjithë komunitetit shqiptar në mënyrë që të sigurojmë mbrojtjen e individëve të cilët janë më të ndjeshëm ose të rrezikuar për simptoma të ashpra nga COPVID-19.

  • Kur keni miq në banesën tuaj, këmbeni përshëndetje me dorë, me kokë ose me përkulje në një distancë jo më pak se 1 metër.
  • Këshilloni miqtë dhe ata me të cilët jeni duke jetuar të lajnë duart rregullisht me sapun.
  • Pastroni dhe dezinfektoni në mënyrë sistematike të gjitha sipërfaqet në banesën tuaj, veçanërisht vendet që preken më shumë në banesë.
  • Nëse një pjesëtar i familjes ose dikush që njihni nuk ndihet mirë (veçanërisht me simptoma të ngjashme me të COVID-19) kufizoni kontaktin dhe këshilloheni të telefonoj 127, si dhe të vetë-izolohet në një mjedis të shtëpisë për të minimizuar përhapjen e mëtejshme të infeksionit, deri sa të merrni udhëzime të mëtejshme nga personeli shëndetësor.
  • Nëse ju vetë mendoni se jeni të sëmurë me simptomat e COVID-19, kontaktoni menjëherë 127 dhe prisni udhëzimet – rregulli i vetë-izolimit është i vlefshëm edhe për ju.
  • Kufizoni daljet në publik ose vende të populluara, dhe nëse shkoni në publik ndiqni të njëjtat udhëzime parandaluese të cilat do të zbatonit në shtëpi.
  • Qëndroni të informuar duke përdorur burime të sigurta informacioni të cilat platforma HEDA i ka venë në dispozicion në këtë link (https://www.heda.al/referenca-covid19)

Për ata të cilët dëshirojnë të lexojnë analiza të thelluara në shqip mund ti drejtohen temave të mëposhtme:

1. Çfarë të presim e çfarë të bëjmë? Infeksioni COVID-19 prej koronavirusit të ri dhe ashpërsia e tij. (https://www.heda.al/artikuj/cfare-te-presim-e-cfare-te-bejme-infeksioni-covid-19-prej-koronavirusit-te-ri-dhe-ashpersia-e-tij)

2. Mundësia e infektimit me SARSCoV- 2 dhe simptomat që e shoqërojnë. (https://www.heda.al/artikuj/mundesia-e-infektimit-me-sarscov-2-dhe-simptomat-qe-e-shoqerojne)

3. Çfarë dihet? Analizë e infeksionit COVID-19 të shkaktuar prej Koronavirusi të ri. (https://www.heda.al/artikuj/cfare-dihet-analize-e-infeksionit-covid-19-te-shkaktuar-prej-koronavirusi-te-ri)

4. Kujdes nga mitet rreth koronavirusit të ri SARSCoV-2. (https://www.heda.al/artikuj/kujdes-nga-mitet-rreth-koronavirusit-te-ri-sarscov-2)

5. Si mund të dalloj që jam prekur nga koronavirusi dhe sa i rrezikshëm është ky virus? (https://www.heda.al/artikuj/si-mund-te-dalloj-qe-jam-prekur-nga-koronavirusi-dhe-sa-i-rrezikshem-eshte-ky-virus)

6. A mund të parandalojë infeksionin nga koronavirus ngrënia e hudhrës? (https://www.heda.al/artikuj/a-mund-te-parandaloje-infeksionin-nga-koronavirus-ngrenia-e-hudhres)

7. Kur dhe si duhet të vendos maskën për tu mbrojtur nga koronavirusi? (https://www.heda.al/artikuj/kur-dhe-si-duhet-te-vendos-masken-per-tu-mbrojtur-nga-koronavirusi)

8. Sa të rezikuar jemi nga koronavirusi i ri dhe si duhet të sillemi? (https://www.heda.al/artikuj/sa-te-rezikuar-jemi-nga-koronavirusi-i-ri-dhe-si-duhet-te-sillemi)